Cilët janë rektorët e rinj të universiteteve në gjithë vendin?

Nga Exit News
Cilët janë rektorët e rinj të universiteteve në gjithë vendin?

Në zgjedhjet e 30 korrikut, janë zgjedhur rektorët e rinj të universiteteve në gjithë vendin.

Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, me 54 për qind të votave. Ai garonte përballë Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevranit.

Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata

Ndërsa Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Skënder Topi është rizgjedhur rektor në Universitetin e Elbasanit. Ai kandidonte i vetëm në këtë garë.

Ndërsa në Korçë, rektor i universitetit do të jetë Dhimitër Bello. Ai fitoi kundër Lenci Ekonomit.

Në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi. Ajo fitoi kundër rektorit në detyrë, Adem Bekteshi, me vetëm 2 vota diferencë.

Bektash Mema i zgjodh rektor i universitetit ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër.

Ndërsa në Vlorë, në universitetin ‘Ismail Qemali’ fitoi garën mes tre kandidatëve Roland Zisi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>