Cilin do mbështeste VV-ja në Kuvend? Boiken Abazi: Votë destruktive ndaj sistemit 30 vjeçar

Nga Exit News
Cilin do mbështeste VV-ja në Kuvend? Boiken Abazi: Votë destruktive ndaj sistemit 30 vjeçar

Nëse votat e tyre në Kuvend do të ishin deçizive për krijimin e qeverisë, përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Shqipëri u shprehën se “mund të mos votojmë fare ose do ti djerësisim të dyja palët të pranojnë sa më shumë pika tona programore.”

Pyetjes në emisionin “Me Pak Fjalë” se cilën palë politike mund të mbështeste nëse zgjidhej në Kuvend, Boiken Abazi iu përgjigj se “vota duhet të jetë votë destruktive ndaj këtij sistemi 30 vjeçar. Pra që të ketë stabilitet në Shqipëri, që të ketë siguri në jetën e përditshme duhet të krijojmë destabilizimi e këtij sistemi.”

Ai shtoi se ky skenar ka pak gjasa të ndodhë pasi sipas tij “historia ka treguar se partitë e mëdha mund ta zgjidhin këtë me njëri tjetrin duke blerë deputetë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme