
Ndërsa karantina në shtëpi vazhdon pa ditur se kur do të përfundojë, njerëzit në të gjithë botën po kërkojnë platforma argëtuese për të kaluar kohën.
Një alternativë e Netflix në Ballkan është CineSquare, i disponueshëm në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia, Qipro, Greqia dhe Turqia. Kjo platformë ka një tarifë abonimi mujor prej 1.99 €, dhe shfaq një numër të filmave në Evropë dhe Ballkan.
Filmat në këtë platformë, kanë në qendër çështjet e të drejtave të grave, marrëdhëniet mes të njëjtit seks dhe emigrimin në Ballkan. Këto lloj filmash realizohen rrallë pasi nuk gjenerojnë një fitim, kështu është e vështirë t’i shohësh ato jashtë festivaleve të filmit ose kanë shfaqje shumë të kufizuara në disa vende. Kështu që një platformë që i bashkon ata nën një faqe të vetme është një shërbim mëse i mirëpritur.