Alexis Tsipras, kreu i opozitës në Greqi kritikoi qëndrimin e mbajtur nga Bashkimi Evropian në lidhje me vaksinën AstraZeneca, sipas një raporti të Euroactive.
Ai dha mbështetjen e tij për kompaninë AstraZeneca, e cila është dëmtuar shumë nga dyshimet se shkakton mpiksje të gjakut.
Në një intervistë për kanalin televiziv ANT1, Tsipras vuri në dyshim trajtimin që i ka bërë BE vaksinës, krahasuar me situatën në Britani.
“Nuk mund të ndodhë që një popullsi e tërë në Mbretërinë e Bashkuar të ishte vaksinuar me AstraZeneca dhe gjithçka është në rregull, dhe është e dyshimtë vetëm në BE,” dekalroi ai.
Ish-kryeminsitri grek shtoi se “Fatkeqësisht, u krijua një klimë negative për këtë vaksinë. Unë do të jem i hapur: ka konflikte interesi dhe kompani.”.
Tsipras u shpreh se të gjitha vaksinat vijnë me një rrezik të vogël të efekteve anësore, por se rreziku është më i vogël krahasuar me pasojat e COVID-19.
“Unë nuk jam një shkencëtar, por i dëgjoj shkencëtarët duke thënë se nëse tromboza zbulohet me kohë, ajo mund të adresohet, ndërsa koronavirusi është i vështirë për t’u trajtuar,” tha ai.
Tsipras fajësoi BE për vonesat në vaksinimin masiv në Evropë, për shkak të favorizimit të një kompanie vaksinësh.
“BE u çua në një fiasko përmes këmbënguljes së saj për të ndjekur planet e vetëm një industrie“.
Kompania në fjalë është Pfizer/BioNTeck me të cilën BE nënshkroi javën e kaluar një tjetër kontrate për shpërndarjen e 1.8 miliardë dozave të vaksinës gjatë periudhës 2021-2023.