Çmimi i naftës zbret në nivelin në më të ulët në histori, në tregun ndërkombëtar

Nga Exit News
Çmimi i naftës zbret në nivelin në më të ulët në histori, në tregun ndërkombëtar nafte

Të hënën, çmimi i naftës në tregun e huaj arriti në nivelin më të ulët në histori, si shkak i uljes së kërkesës dhe rritjes së rezervave të naftës. Nafta sot ra në $0.01 dhe tani ka arritur në -$40 për fuçi, niveli më i ulët që prej vitit 1983.

Ulja e çmimit ka ardhur si pasojë e uljes me 30 për qind të kërkesës së tregut, duke qënë se pjesa më e madhe e njerëzve janë në karantinë. Rezervat e naftës kanë tejkaluar kapacitet mbjatëse.

Kompanitë kanë filluar të kufizojnë prodhimin e tyre, duke mbyllur përkohësisht edhe puset. Prodhimi i naftës në SHBA pritet të bjerë me 5 përqind për pjesën e mbetur të vitit.

Departamenti amerikan i Energjisë po përgatitet të shpenzojë 23 milionë dollarë për të marrë me qira fuçi ku kompanitë private të mbajnë rezervat e naftës. Kjo është pjesë e planit të Presidentit Trump për të mbështetur kompanitë e naftës që të mos pezullojnë prodhimin.

Qeveria amerikane po mendon edhe të paguajë direkt kompanitë e naftës, që ata ta lejnë produktin e tyre nën tokë dhe të kufizojnë prodhimin si pjesë e marrëveshjes me vendet e tjera naftë prodhuese.

 

Botuar në The Hill/Përshtatur nga Exit News

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme