Çomo: Mes pacientëve të shtruar në spitale, plot të rinj

Nga Exit News
Çomo: Mes pacientëve të shtruar në spitale, plot të rinj

Në spitalet Covid po kurohen pacientë nga 30 deri në 90 vjeç, mes të cilëve plot pacientë të rinj në moshë, që janë në gjendje të rënduar.

Kështu deklaroi, të hënën, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, në një komunikim me gazetarët. Ajo shtoi se pjesa më e madhe e pacientëve që po kurohen në spitale janë të moshës 50-60 vjeç.

Çomo theksoi se rritja e numrit të të infektuarve, ka rritur dhe numrin e pacientëve nëpër spitale.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e distancimit social, si e vetmja mënyrë për të ulur numrin e të infektuarve.

Sipas të dhënave deri në 31 janar, në 4 spitalet Covid, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë janë të intubuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>