Kryeministri italian Giuseppe Conte i rezistoi thirrjeve për të dhënë dorëheqjen të enjten pasi partia ‘Italia Viva’ e Mateo Renzit u tërhoq nga qeveria e tij, duke i hequr asaj shumicën parlamentare në mes të pandemisë COVID-19.
Në vend të kësaj, Conte sinjalizoi se ai dëshironte ta çonte në parlament luftën e qeverisë së tij për mbijetesë, për t’u përpjekur të gjenin të ashtuquajtur ligjvënës “të përgjegjshëm” nga radhët e opozitës për të mbështetur administratën.
Të hënën ai do t’i drejtohet Dhomës së Deputetëve mbi krizën dhe ajo që është e sigurt se do të jetë një debat i zjarrtë do të pasohet nga një votëbesim që duhet të japë tregojë nëse Conte mund të vijojë të luftojë.
Nëse qeveri i mbijeton votëbesimit në dhomën e ulët, një votim edhe më i ashpër do të vijë të nesërmen në Senat, ku bashkimi i një shumice duket më i vështirë.
Matteo Renzi e zhyti vendin në kaos politik të mërkurën kur tërhoqi dy ministrat e tij nga kabineti, duke paraqitur një listë të gjatë ankesash rreth mënyrës se si Conte kishte trajtuar emergjencën shëndetësore dhe ekonominë. Renzi e ka lënë të hapur derën për t’u kthyer në për aq kohë sa mund të përpunohej një pakt i ri politik, por ish-partnerët e tij në qeveri thanë se nuk donin asgjë më shumë me të.
“Ne nuk mund të kthehemi në tryezën e negociatave me të,” tha Vito Crimi, kreu i lëvizjes bashkë-qeverisëse 5-yjet.
“Hapja e një krize qeveritare ishte një akt i paparë i papërgjegjësisë,” i tha Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri transmetuesit shtetëror RAI, duke shprehur zemërimin e përhapur në partinë e tij PD për manovrimet e Renzit.