
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi, të enjten, se programi i tyre COVAX do të nisë shpërndarjen e vaksinave në fund të janarit.
Drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien tha se COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina vendet me të ardhura të ulëta.
Ajo tha se OBSH-së i duhen rreth 7 miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajnë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021.
Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë, tha ajo.
Drejtoresha e OBSH-së për imunizim deklaroi:
“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”.