Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është vetëizoluar në shtëpi pasi ka pasur kontakte me një zyrtar të lartë, i cili ka pasur kontakte me një të infektuar me Covid-19.
Në një mesazh në Facebook, Kurti njoftoi se ai bashkë më të tjerë zyrtarë të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit do të izolohen për 14 ditë, siç e parashikojnë protokollet ndërkombëtare.
Kurtit dhe zyrtarëve të tjera i janë marrë kampionet për testim dhe janë në pritje të rezultateve.
Kryeministri Kurti njoftoi se do të vazhdojë punën nga shtëpia.