Covid-19 mbyll dy kopshte në Gjirokastër

Nga Exit News
Covid-19 mbyll dy kopshte në Gjirokastër

Dy kopshte në Gjirokastër janë mbyllur si pasojë e koronavirusit, njofton drejtoria arsimorë në qytet.

Kopshtet numër 2 dhe 4 janë mbyllur pasi disa punonjës janë infektuar me Covid-19.

“Sot me fillimin e javës kemi vendosur mosfillimin e mësimit për dy kopshte nr 2 dhe nr 4. Arsyeja ka qene protokolli i Ministriseë së Shëndetesise pasi pjesëtare të stafit paraqesin shenja të COVID-19. Se si ka ardhur kjo punë për të shpëtuar atë pjesë tjetër stafi të paprekur vendosëm të mbyllim kopshtet. Afati sa do qëndrojnë mbyllur do shihet nga gjendja shëndetësore e edukatorëve”, deklaroi drejtoresha arsimore në Gjirokastër, Albana Hasani.

Para disa javësh në këtë qytet janë mbyllur dhe 2 kopshte të tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>