
Gjykata e Tiranës do të pezullojë aktivitetin e saj deri me 27 nëntor për shkak të koronavirusit.
Në një vendim të marrë nga këshilli i kësaj gjykate përcaktohet se që prej datës 13 nëntor e deri më 27 nëntor nuk do të zhvillohen gjyqe përveç atyre me karakter emergjent.
Më herët, kjo gjykatë pezulloi punën deri më 9 nëntor.
Deri më tani si pasojë e pandemisë, 6 gjykata kanë pezulluar punën, ndërkohë që mbi 30 gjyqtarë janë infektuar me Covid-19.