52 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2047.
Të infektuarit e rinj janë:
- 22 në Tiranë,
- 9 në Vlorë,
- 7 në Krujë,
- 5 në Kurbin,
- 2 në Fier ,
- 1 në Kamëz,
- 1 në Kavajë,
- 1 në Lezhë,
- 1 në Pukë,
- 1 në Rrogozhinë,
- 1 në Delvinë,
- 1 në Tepelenë.
Në Vlorë, 5 prej të infektuarve janë punonjëse në një fasoneri, ndërsa 4 janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.
Në Elbasan, një prej të infektuarve është një burrë i ardhur nga jashtështetit, ndërsa një tjetër është kontakt i pacientëve të mëparshëm.
Në Fier, një prej të infektuarve është polic nga Libofsha e Fierit, ndërsa një tjetër është banor në fshatin Peshtan.
Në Kurbin, 5 të infektuarit janë 3 të një familjeje migrantësh të kthyer nga Anglia dhe një çift të moshuarish.
Në Lezhë, i infektuari është kontakt i pacientëve të mëparshëm.
Në Delvinë është regjistruar i infektuari i parë me koronavirus.
Aktualisht në vend ka 807 të infektuar aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë në qarkun e Tiranës.
81 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv.