Covid-19 në 24 orë: 23 të infektuar në Tiranë

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: 23 të infektuar në Tiranë

33 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, shifër kjo më e ulët e të infektuarve ditorë në ditët e fundit.

Pavarësisht kësaj është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të hospitalizuar: 82 pacientë, numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.  10 prej pacientëve janë në terapi intensive, një është i intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Për herë të parë pas disa ditësh, nuk ka pasur të infektuar të rinj në Krujë dhe Durrës, si dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 24 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1995 të infektuar,

– 44 viktima;

– 1159 të shëruar,

– 792 të infektuar aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>