Covid-19 në 24 orë: 9 prej 10 të infektuarve në Tiranë

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: 9 prej 10 të infektuarve në Tiranë

10 të infektuar të rinj me Covid-19 janë identifikuar 24 orët e fundit, shifra më e ulët e të infektuarve ditorë që prej 18 prillit.

9 prej tyre janë në Tiranë, duke e çuar totalin në 302 të infektuar.

Ndërsa 1 e infektuar është në Shkodër, duke e çuar totalin në 105 të infektuar.

Në Tiranë, 2 prej të infektuarve janë të burgosur në burgun 313.

7 të tjerët janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Në Shkodër, ka një vatër të re infeksioni. Ajo është një grua në lagjen Kiras.

Nuk dihet ende se si mund ta ketë marrë virusin gruaja, pasi në dijeninë e saj nuk ka pasur kontakte me pacientët e mëparshëm në këtë lagje.

Instituti i Shëndetit Publik po bën gjurmimin e kontakteve të pacientes së re.

Ndërkohë si në Tiranë, ashtu dhe në Shkodër, më shumë se gjysma e të infektuarve janë shëruar.

Për të lexuar më shumë për numrin e të shëruarve në secilin qytet, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>