Covid-19 në 24 orë: Cilët janë të infektuarit e rinj në Tiranë, Krujë, Durrës e Elbasan?

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Cilët janë të infektuarit e rinj në Tiranë, Krujë, Durrës e Elbasan?

82 pacientë të rinj me Covid-19 janë gjetur në 24 orët e fundit, duke shënuar rekordin e ri për numrin e të infektuarve ditorë në vend.

Një pacient 68-vjeçar humbi jetën. Ai vunte dhe nga sëmundje të tjera pulmonare.

Në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në total në vend janë prekur 88 fëmijë, nga të cilët 23 janë aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë asimptomatik dhe asnjëri prej tyre nuk është shtruar në spital.

  • 28 të prekur në Tiranë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 271,
  • 18 në Shkodër, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 86,
  • 10 në Krujë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 72,
  • 8 në Durrës, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 33,
  • 7 në Vlorë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 28,
  • 3 në Kamëz, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 30,
  • 2 në Kukës, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 2,
  • 2 në Elbasan, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 8,
  • 2 në Fier, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 6,
  • 1 në Korçë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 2,
  • 1 në Pukë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 11.

Në Tiranë, një vatër problematikë për përhapjen e Covid-19 janë bërë pavionet QSUT-së. Kështu në spitalin francez janë zbuluar staf mjeksor të tjerë të prekur, pas infektimit të specializantes në 14 qershor.

Në Durrës, 6 prej të infektuarve janë raste kontakti të pacientëve të mëparshëm, ndërsa 2 janë raste të reja: 1 në fshatin Xhafzotaj dhe 1 në qytetin e Durrësit.

Në Krujë, të 9 pacientët e rinj janë persona kontakti të pacientëve të mëparshëm, të infktuar në fasoneri.

Në Elbasan, dy të infektuarat e reja janë bashkëshortet e dy pacientëve të zbuluar dje me Covid-19,  26-vjeçarit në lagjen ‘ShënKoll’ dhe 65-vjeçarit banues në lagjen ’28 Nëntor’.

Vlorë, të infektuarit e rinj janë banorë të lagjes ‘Partizani’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>