Covid 19 në 24 orë: infektohen 6 mjekë e infermierë të tjerë

Nga Exit News
Covid 19 në 24 orë: infektohen 6 mjekë e infermierë të tjerë

21 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke vazhduar trendin rritës të të infektuarve ditorë në ditët e fundit.

Një pacient 62-vjeçar me covid-19, por asimptomaktik, ndërroi jetë në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Sipas ministrisës së Shëndetësisë, shkaku i humbjes së jetës, nuk është Covid-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit. Ai nuk do të numërohet si viktimë e covid-19.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 14 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 157;
  • 3 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 20;
  • 1 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 20;
  • 1 në Kamëz, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 11;
  • 1 në Shkodër, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 10;
  • 1 në Mallakastër, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 1.

Mes të infektuarve të rinj në Tiranë, 6 janë personel shëndetësor të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, ku para disa ditësh u gjet mjeku i parë i infektuar.

Në Mallakastër, i infektuari është një lojtar i skuadrës së futbollit të Bylisit. Dyshohet se ai e ka marrë virusin në Shkodër.

Në total nga 1164 të infektuar, 891 janë shëruar, 33 kanë humbur jetën dhe 240 janë ende të sëmurë aktivë. Prej tyre 27 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ku 4 janë në terapi intensive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>