7 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, në vetëm tre qytete:
- 5 pacientë të rinj në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 330, prej të cilëve vetëm 90 janë ende të sëmurë;
- 1 pacient i ri në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 110, prej të cilëve vetëm 89 janë ende të sëmurë;
- 1 pacient i ri në Kukës, duke e çuar totalin e të infektuarve në 19, prej të cilëve vetëm 5 janë ende të sëmurë.
I infektuari i në Kukës është një rast i ardhur nga Kosova. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet i karantinuar në një hotel në Kuksë.
I infetkuari i në Krujë është person kontakti me të infektuarit e mëparshëm.
Ndërsa për pacientët e rinj në Tiranë nuk ka ende informacion.
Nga 789 të infektuar, 519 ose 66 për qind e totalit janë shëruar, 31 persona ose 4 për qind kanë humbur jetë dhe 239 persona janë ende të sëmurë.