Covid-19 në 24 orë: Papërgjeshmëria e infermieres infektoi 20 persona të tjerë në QSUT

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Papërgjeshmëria e infermieres infektoi 20 persona të tjerë në QSUT

26 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit – duke vazhduar trendin rritës të të infektuarve ditorë të ditëve të fundit.

Të gjithë pacientët e rinj janë në Tiranë, e cila ka aktualisht 122 të infektuar aktivë.

12 prej të infektuakve të rinj janë zbuluar në QSUT – mjekë, infermierë dhe sanitarë.

Ata janë infektuar pasi kanë pasur kontakte me një infermiere, e cila rezultoi pozitive 3 ditë më parë.

Në 2 ditët e fundit janë gjetur 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, të gjithë të infektuar nga infermierja.

Sipas ISHP-së, infermierja ka pasur simptoma të Covid-19 dhe ka vazhduar të shkojë në punë. Ajo është zbuluar se ishte e infektuar nga një kontroll në spital. Në përgjigje të përgjigjes së testit, asaj i është kërkuar të izolohet në shtëpi, por ajo ka vazhduar të shkojë në punë, duke infektuar pacientë, mjekë, infermierë dhe sanitare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>