Covid-19 në 24 orë, pas 10 ditësh ulje, rritet numri i të infektuarve të rinj

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë, pas 10 ditësh ulje, rritet numri i të infektuarve të rinj

17 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar ditën më me shumë të infektuar ditorë që prej 25 prillit.

Në 24 orët e fundit, ISHP ka testuar 270 persona të dyshuar, ndërsa në total nga marsi, janë testuar 9276 persona të dyshuar, ku 820 ose 8,8 për qind kanë rezultuar të infektuar.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 9 në Tiranë,
  • 5 në Krujë,
  • 3 në Kamëz.

11 prej të infektuarve të rinj janë raste kontakti të pacientëve të mëparshëm, ndërsa 6 pacientë janë raste të reja.

qarkun e Krujës, 4 prej pacientëve janë në Krujë dhe një pacient është në Fushë-Krujë.

Të gjithë të infektuarit kanë lidhje me dy fasoneritë, që tashmë janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksioni që prej 17 prillit. Ata janë punonjës të dhe familjarë të tyre.

Në Kamëz, 3 të infektuarit janë pjestarë të një familjeje.

Ndërsa për të infektuarit në Tiranë nuk ka ende informacion.

Në total nga 820 të infektuar, vetëm 219 janë ende të sëmurë, ndërsa 570 janë shëruar.

Në vendet e parë për numrin e lartë të të infektuarve aktivë renditen Tirana me 99, Kruja me 81 dhe Shkodra me 15 të sëmurë aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>