Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, SHBA-të kanë raportuar një mesatare javore prej 2 mijë vdekjesh çdo ditë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Më shumë se 2 600 persona humbën jetën nga kovid të premten, në një ditë të vetme.
SHBA-të raportuan 227 8000 raste me kovid Brenda 24 orëve, një shifër rekord duke qënë se më shumë persona po shtrohen në spitale.
182 663 persona të infektuar shënohen mesatarisht çdo javë, që pas javës së festës së Falenderimeve, sipas CNBC dhe John Hopkins.
Ndërsa në spitale janë të shtruar 101 276 persona, shenjë që në SHBA ka shpërthyer vala e dytë e virusit.