Gjashtë punonjës të Kadastrës së Fierit të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Bashkë me një punonjës të identifikuar disa ditë më parë, shkon në shtatë numri i të infektuarve në këto zyra.
Kolegë të të infektuarve janë vetëkarantinuar sipas protokolleve të ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht nga 40 punonjës, në zyra punojnë vetëm 10 prej tyre, duke bërë që pjesa më e madhe e shërbimeve të jetë pezulluar.