
Dy senator amerikan kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve për zyrtarët e lartë shëndetësor kinez deri kur ata të lejojnë hetimin e origjinës së Covid-19, në laboratorin e Vuhanit, sipas një dokumenti të marrë nga media amerikane Axios.
Teoria e daljes së virusit nga laboratori i Vuhanit u përforcua më shumë nga publikimi i raportit se tre shkencëtarë të laboratorit të Vuhanit kanë pasur simptoma që në nentor të 2019.
Ende nuk ka një provë përfundimtare për origjinën e virusit. Në mars një ekip i OBSH-së pas një vizite në Kinë arriti në përfundimin se dalja e virusit nga laboratory ka shumë pak gjasa të jetë e vërtet.
Por ky raport u vu në dyshim pas publikimit të raporti të 3 shkencëtarëve kinez.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan Biden urdhëroi institucionet e inteligjencës të hetojnë origjinën e Covid-19. Të njëjtën gjë kërkuan edhe vendet e G7-tës.