Franca raportoi të shtunën 5,273 pacientë të shtruar në terapi intensive për COVID-19, 19 pacientë me shumë se një një ditë më parë, raporton Reuters. Ndërkohë, vendi u mbyll për herë të tretë për të ndihmuar në ndalimin e pandemisë.
Qeveria ishte përpjekur të mbante nën kontroll përhapjen e pandemisë me orën policore dhe masat rajonale, por nga e shtuna, dhe për katër javët e ardhshme, shkollat dhe bizneset jo-thelbësore në të gjithë vendin do të mbyllen.
Rritja e pacientëve në terapi intensive ketë javë ishte më i larti në pesë muaj, me 145. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për t’u kujdesur për pacientët kritike të COVID-19.
Macron kishte shpresuar ta ndalonte pandeminë pa pasur nevojë të vendoste një mbyllje të tretë kombëtare, që do të godasi më tej ekonominë.
Por, mutacionet e virusit kanë përfshirë të gjithë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. BE gjithashtu po vaksinon më ngadalë popullsinë në krahasim me vendet e tjera, si Britani dhe SHBA-të.