Cristiano Ronaldo rikthehet tek Manchester United

Nga Exit News
Cristiano Ronaldo rikthehet tek Manchester United

Manchester United ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Old Trafford pasi ata ranë dakord me Juventusin për fituesin e pesë Topave të Artë.

Ronaldo pritet të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me Man United që ka rënë dakord të paguajë 20 milionë euro për klubin italian plus deri në 3 milionë euro në bonuse.

Manchester City dukej destinacioni më i mundshëm për Ronaldon deri në mëngjesin e së premtes. Por pas  48 orësh negociata të agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes, me zyrtarët e Juventusit mbi një lëvizje të mundshme në tek City, ai konfirmoi të premten në drekë se ata nuk ishin më të interesuar.

Më pas doli u zbulua se Mendes gjithashtu kishte zhvilluar bisedime me United, e më pas konfirmoi se ata kishin arritur marrëveshje me Juventusin për të nënshkruar me lojtarin që iu bashkua “The Red Devils” nga Sporting Lisbon si adoleshent dhe kaloi gjashtë sezone në Old Trafford para se të transferohej në Madrid në 2009.

Ronaldo do të përfitojë 25 milionë euro në sezon nga kontrata e re dy vjeçare.

Cristiano Ronaldo ka fituar pesë herë Topin e Artë, mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë kupa të Uefa Champions League, katër Kupa Botërore të Klubeve Fifa, shtatë tituj të kampionateve në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe Kampionati Evropian me Portugalinë.

Në gjashtë sezonit e tij të para për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>