Çuçi prezanton ligjin e ri për azilin

Nga Exit News
Çuçi prezanton ligjin e ri për azilin

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi deklaroi se ligji i ri për azilin, i cili pritet të miratohet sot, do të sjellë disa risi në lidhje me trajtimin e dhe ndihmën ndaj tyre.

Ai u shpreh se do të krijohet një regjistër me të dhënat e azilkërkuesve, do të rritet niveli i bashkëpunimin mes institucioneve në rajon e më gjerë si dhe azilkërkuesve do tu ofrohet ndihmë juridike nga shteti.

Parashikohet rritja e nivelit të bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse. Tjetër risi është mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrit të azilit, rezultat i ngritjes dhe implementimit të data-bazës (regjistrit elektronik te azilkërkuesve dhe personave në mbrojtje ndërkombëtare), i cili është bërë funksional për herë të parë në 2018”

Çuçi tha se Komisioni i Azilit do të riformatohet duke rritur rëndësinë dhe nivelin e përfaqësimit, pasi emërimi bëhet nga qeveria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>