CureVac bashkëpunim me Britaninë e Madhe për zhvillimin e një vaksine kundër varianteve të reja të Covid-19

Nga Exit News
CureVac bashkëpunim me Britaninë e Madhe për zhvillimin e një vaksine kundër varianteve të reja të Covid-19

Kompania gjermane CureVac do të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe për të zhvilluar një vaksinë kundër varianteve të reja me Covid-19, njoftoi qeveria britanike të shtunën.

Si pjesë e marrëveshjes, Britania do të marrë 50 milionë dozat e para të saj.

“Ky partneritet i ri fantastik do të thotë që ne mund të punojmë për të rregulluar dhe shpërndarë me shpejtësi variantet e reja të vaksinave ekzistuese nëse kemi nevojë, ndërsa gjithashtu ndërtojmë bazën e prodhimit të vaksinave të Britanisë në proces,”tha sekretari për biznesin Kwasi Kwarteng

Më herët, kompania britanike GlaxoSmithKline (GKS) dhe CureVac vendosën të bashkëpunojnë për të zhvilluar një vaksinë të re, e cila do të jetë efektive ndaj të gjitha varianteve të reja.

Marrëveshja 150 milionë dollarëshe mes dy kompanive parashikon zhvillimin e kësaj vaksine deri vitin e ardhshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>