Deputeti Damian Gjiknuri deklaroi se kur ishte Ministër i Energjitikës ndërpreu kontratën për përdorimin e Amonicës me kompaninë Phoenix Petroleum.
Në një status në Facebook, Gjiknuri ai shkruan se:
“Në Marsin e vitit 2017, në cilësinë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë kam autorizuar shoqërinë shtetërore Albpetrol Sh.a. për të njoftuar zyrtarisht mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Amonicës”. Vendburimi i Amonicës është marrë fizikisht nën kontroll nga Albpetrol në datën 13 Mars 2017.
Gjithashtu është urdhëruar fillimi i procedurës për marrjen në dorëzim nga Albpetrol të vendburimeve të naftës nga kompania Phoenix Petroleum sh.a. Ky vendim erdhi si rezultat i mos përmbyshjes së detyrimeve kontraktuale nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a” dhe ndalimin e punës në vendburimin e Amonicës që prej muajit Nëntor 2016.”
Gjiknuri pohoi se pasi u vërtetua falsifikimi i dokumenteve nga kjo kompani udhëzoi Albpetrolin të kallëzonte në prokurori Phoenix Petroleum.