Danimarka arreston shtetasin rus për spiunazh

Nga Exit News
Danimarka arreston shtetasin rus për spiunazh

Danimaka ka akuzuar një shtetas rus se ka mbledhur të dhëna për teknologjinë e energjisë dhe ia ka kaluar Rusisë.

Identiteti i shtetasit rus nuk është bërë publik.

Prokuroria e Danimakrës njoftoi të mërkurën se i dyshuari ka siguruar informacion për shërbimin e inteligjencës ruse, përcjell Retuers.

Ambasada ruse në Kopenhagen tha se Prokuroria daneze po gabonte, dhe bëri thirrje për gjykim të paanshëm të rusit të akuzuar për spiunazh.

Ajo shtoi se shpreson që ai të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet.

Kjo çështje është e lidhur me një hetim më të gjerë që po kryhet nga Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës.

Ende nuk është caktuar një datë për daljen e çështjes përpara gjykatës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>