
Danimarka dhuroi 1 milion doza të vaksinave AstraZeneca për 4 vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e jona dhe ne kemi një interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku, përfshirë luftën kundër pandemisë,” tha Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod, sipas Deutche Welles.
Kjo erdhi pasi, Danimarka i ka blerë këto vaksina nga kompania prodhuese por ka ndaluar përdorimin e AstraZenecës në vend. Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore në Danimarkë miratuan vazhdimin e ndalimit të përdorimit të vaksinave AstraZeneca dhe Johnson & Johnson (JNJ.N), sepse ato shkatojnë mpiksje të gjakut.