Danimarka drejt lehtësimit të masave kundër COVID-19

Nga Exit News
Danimarka drejt lehtësimit të masave kundër COVID-19

Danimarka është dukë ndërmarrë riskun për të lehtësuar masat kundër COVID-19.

Danimarka është një vendet me nivelin më të ulët të infeksionit në Europë. Masat izoluese që ka ndërmarrë vendi, kanë bërë që rastet e infektimeve të mos rriten.

Vendi vendosi masa bllokimi që në dhjetor për festat e fundvitit.

Lehtësimin e masave kryeministri i Danimarkës e  ka quajtur një “rrezik të llogaritur”. Ky lehtësimin parashikon të lejojë që dyqanet nën 5,000 metra katrorë të rihapen, ndërsa aktivitetet e kohës së lirë në natyrë mund të rifillojnë me një kufi prej 25 personash.

Shkollat në disa pjesë të vendit gjithashtu do të lejohen të rihapen, por studentët duhet të testojnë veten e tyre dy herë në javë.

Masat mund të çojnë në uljen e pranimeve në spital, tha qeveria.

“Më shumë aktivitet do të thotë gjithashtu më shumë të infektuar dhe kështu edhe më shumë shtrime në spital,” tha Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një konferencë për shtyp, duke shtuar se pranimet e COVID-19 mund të arrijnë kulmin për rreth 880 në mes të Prillit.

Rihapja e dyqaneve pritet të kontribuojë më shumë se 326,92 milion dollarë në ekonominë daneze çdo muaj, tha të mërkurën Ministri i Financave Nicolai Ëammen.

“Ne kemi parë vende të tjera që kanë shkuar shumë shpejt dhe kanë humbur kontrollin e infeksionit. Ky është një skenar që duhet të shmangim, ”tha Ëammen.

Një variant i ri dhe më ngjitës i koronavirusit, i cili është përhapur në të gjithë Evropën, u bë dominues në Danimarkë në shkurt, përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha infeksioneve.

Danimarka ka regjistruar gjithsej 208,556 infeksione dhe 2,343 vdekje në lidhje me COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>