Danimarka ndalon përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

Nga Exit News
Danimarka ndalon përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

Danimarka nuk do të përdorë më vaksinën Johnson&Johnson pas shqetësimeve për mpiksje gjaku.

Autoriteti Shëndetësor Danez (ASHD)pohoi se Agjencia Evropiane e Barnave“ka vërtetuar se ka lidhje të mundshme në mes të rasteve të rralla të trashjes së gjakut dhe vaksinës Johnson & Johnson”.

Gjithashtu zyrtarët shëndetësorë kanë pohuar se vendi mund t’ja dalë dhe pa këtë vaksinë pasi fushata e vaksinimit me Pfizer dhe Moderna po ecën mjaft mirë.

“Autoriteti Shëndetësor i Danimarkës ka ardhur në përfundon se përfitimet e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë, Johnson & Johnson nuk tejkalojnë rreziqet e shkaktimit të efekteve të rënda, te personat që e marrin atë”, pohoi ASHD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>