Danimarka ndihmoi SHBA në përgjimin e Merkel dhe politikanëve europianë

Danimarka ndihmoi SHBA në përgjimin e Merkel dhe politikanëve europianë

Agjencia e inteligjencës së jashtme të Danimarkës ka ndihmuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) për të spiunuar zyrtarë të lartë të vendeve fqinje, përfshi Kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton televizioni shtetëror danez DR.

Ky konkluzion ka dalë nga një hetim i brendshëm i vitit 2015 në Shërbimin e Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze mbi partneritetin e tyre me NSA-në.

Hetimi mbuloi periudhën nga 2012 në 2014 dhe ka arritur në përfundimin se NSA ka përdorur infrastukturën daneze të informacionit për të spiunuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë ish-Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ish-udhëheqësin e opozitës gjermane Peer Steinbrück .

Zyra e kancelares gjermane, NSA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA nuk pranuan të komentojnë pasi u pyetën nga Reuters mbi publikimin e DR.

Ministri danez i Mbrojtjes Trine Bramsen nuk komentoi çështjet e inteligjencës por tha se qeveria aktuale, ashtu si ajo se 2013 dhe 2014 e konsideron “të papranueshëm” përgjimin e aleatëve të ngushtë.

Në Danimarkë ndodhen disa nga stacionet kryesore ku kalojnë kabllot nënujore të internetit nga Suedia, Norvegjia, Gjermania, Hollanda dhe Britania.

Hetimi brenda shërbimit danez të inteligjencës nisi pasi ish-punonjësi i NSA, Edëard Snoëden zbuloi disa dosje sekrete të agjencisë përfshi materiale që flisnin për përgjime të telefonave të disa prej politikanëve më të lartë në Europë.

Suedia, Norvegjia dhe Franca kanë reaguar pas publikimit të materialit nga DR duke kërkuar që gjetjet të verifikohen pasi sipas tyre përgjimi i aleatëve është “një çështje serioze”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>