Danimarka do të shtyje me tre javë pezullimin e vaksinës AstraZeneca, njoftuan të enjten zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkë.
Masa është ndërmarrë për arsye sigurie, pas raportimeve të mpiksjes së gjakut që rezultoi me vdekje tek disa persona pasi ishin vaksinuar me AstraZeneca.
Pak ditë më parë Agjencia Europiane e Barnave EMA dhe OBSH njoftuan se mund të vijohet me përdorimin e vaksinës dhe se nuk ka rrezik.
Danimarka pezulloi AstraZenecan më 11 mars pas njoftimit se një grua 60-vjeçare vdiq nga mpiksja e gjakut pasi bëri vaksinën. Vendimi u ndoq nga disa vende në BE. Por pas njoftimit të EMA dhe OBSh vendet rinisën vaksinimin.
Ndërkohë të mërkurën Franca nisi hetimet ndaj vaksinës pas vdekjes së një studenti mjekësie i cili u vaksinua me AstraZeneca.
Në një konferencë shtypi në Kopenhagë, Tanja Lund Erichsen e Agjencisë Daneze të Barnave ra dakord me vendimin.
“Nga një perspektivë farmakologjike, vaksina vazhdon të jetë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19. Por nuk mund të përjashtohet mundësia që ekziston një lidhje midis vaksinës dhe një forme shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut”, tha ajo.