Danimarka pezullon përfundimisht vaksinimin me AstraZeneca

Nga Exit News
Danimarka pezullon përfundimisht vaksinimin me AstraZeneca

Dainmarka do të ndalojë përgjithmonë vaksinimet ndaj COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca, raporton The Guardian duke cituar mediat daneze.

Kjo masë pritet të vonojë procesin e vaksinimit në Danimarkë me disa javë.

Danimarka ka ndaluar edhe vaksinën e Johnson & Johnson kundër COVID-19 pasi kishte porositur rreth 8.2 milionë doza.

Vendimi i autoriteteve ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura mbi vaksinën e AstraZenecas dhe J&J pasi janë raportuar raste të mpiksjes së gjakut të personave të vaksinuar.

Danimarka ka aktualisht vetëm vaksina Pfizer dhe Moderna.

“Ne mund të arrijmë në vijën e finishit me Pfizer dhe Moderna”, tha profesori Jan Pravsgaard Christensen nga Departamenti i Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Universitetin e Kopenhagës.

“Mendoj se nuk do të vaksinohemi plotësisht deri në fund të vitit 2021.”, shtoi ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>