Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia janë vendet më të shtrenjta në BE. Kosto e jetesës në këto vende është rreth 40% më e lartë se sa mesatarja e BE-së, sipas një studimi të Eurostat, të publikuar në Euroactive, të enjten.
Ndër vendet nordike, Finlanda ka çmimet më të ulta por gjithsesi, ajo renditet e teta më e larta në Evropë dhe tejkalon mesataren e BE-së me 26%.
Sondazhi studioni çmimin e më shumë se 2,000 mallra dhe shërbime të konsumit. Ai u zhvillua në 37 vende evropiane, përfshirë 27 vendet e BE, tre vende të EFTA (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra), Britaninë e Madhe, pesë vende kandidate (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia) dhe një vend potencial kandidat (Bosnja dhe Hercegovinë).
Brenda BE-së, Danimarka ishte vendi me nivelin më të lartë të çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit në vitin 2020 me 40% mbi mesataren e BE-së.
Sidoqoftë, ndryshimi ndërmjet vendeve anëtare ishte i rëndësishëm, me nivelin më të ulët të çmimeve në Rumani që ishte 45% nën mesataren.
Në një analizë më të hollësishme, Danimarka ishte përsëri vendi më i shtrenjtë i BE-së për ushqim dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë, ndërsa Bullgaria ishte më pak i shtrenjtë për të njëjtët artikuj.
Ndërsa jashtë BE-së, Zvicra ishte vendi me çmimet më të larta, ndërsa Turqia me çmimet më të përballueshme.