Danimarka vendi më i shtrenjtë në BE

Nga Exit News
Danimarka vendi më i shtrenjtë në BE

Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia janë vendet më të shtrenjta në BE. Kosto e jetesës në këto vende është rreth 40% më e lartë se sa mesatarja e BE-së, sipas një studimi të Eurostat, të publikuar në Euroactive, të enjten.

Ndër vendet nordike, Finlanda ka çmimet më të ulta por gjithsesi, ajo renditet e teta më e larta në Evropë dhe tejkalon mesataren e BE-së me 26%.

Sondazhi studioni çmimin e  më shumë se 2,000 mallra dhe shërbime të konsumit. Ai u zhvillua në 37 vende evropiane, përfshirë 27 vendet e BE, tre vende të EFTA (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra), Britaninë e Madhe, pesë vende kandidate (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia) dhe një vend potencial kandidat (Bosnja dhe Hercegovinë).

Brenda BE-së, Danimarka ishte vendi me nivelin më të lartë të çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit në vitin 2020 me 40% mbi mesataren e BE-së.

Sidoqoftë, ndryshimi ndërmjet vendeve anëtare ishte i rëndësishëm, me nivelin më të ulët të çmimeve në Rumani që ishte 45% nën mesataren.

Në një analizë më të hollësishme, Danimarka ishte përsëri vendi më i shtrenjtë i BE-së për ushqim dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë, ndërsa Bullgaria ishte më pak i shtrenjtë për të njëjtët artikuj.

Ndërsa jashtë BE-së, Zvicra ishte vendi me çmimet më të larta, ndërsa Turqia me çmimet më të përballueshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>