DASH apel Kosovës të vazhdojë bisedimet me Serbinë

Nga Exit News
DASH apel Kosovës të vazhdojë bisedimet me Serbinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price i bëri thirrje Kosovës të vazhdojë bisedimet me Serbinë. Në një deklarat për Zërin e Amerikës, Price u shpreh se:

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”.

Ai uroi Kosovës për procesin zgjedhor, duke u shprehur se:

“Ne shpresojmë të punojmë me qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë”.

Ai tha gjithashtu se SHBA do të mbështesin përpjekjet e administratës së mëparshme për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>