DASH falenderon 12 drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në botë, mes tyre edhe Dvoranin

DASH falenderon 12 drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në botë, mes tyre edhe Dvoranin

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në një deklaratë për shtyp, ka falenderuar 12 drejtues të institucioneve të drejtësisë në botë, mes tyre edhe Ardian Dvoranin, ish-kreun e Këshillit të Emërtimeve në Drejtësi.

Sekretari i Shtetit, Amerikan Anthony J. Blinken, në deklaratën për shtyp i ka cilësuar ata si kampionë në luftën ndaj korrupsionit.

Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar i Ekuadorit, Sophia Pretrick i Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardëaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka i Ukrainës,” shkruhet në deklaratë.

Dvorani u falenderua nga DASH edhe si një ndër ekspertët e hartimit të reformës në drejtë. “Kontributi i tij ka sjellë mbrojtjen kushtetuese për institucionet e reja të antikorrupsionit në Shqipëri, SPAK”, shkruhet në deklaratën e DASH.

Ardian Dvoranit u sulmua nga Presidenti Ilir Meta, vitet e fundit për shkak të disa vendimeve të tij në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi.

Në fillim të vitit të shkuar ai shkaktoi përplasje mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përplasja erdhi për shkak të vendimit të Dvoranit për të dërguar tek Presidenti, dy lista kandidatësh njëherazi, edhe pse, sipas Kushtetutës, kreu i shtetit mund të emërojë gjyqtarët vetëm me rradhë njëri pas tjetrit.

Në korrik 2019, Dvorani pretendoi se KED mund të miratonte anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa e kaluar vetingun, duke shkelur parimin themelor të Reformës në Drejtësi. Ky vendim u justifikua në bazë të opinioneve eksperte të EURALIUS dhe OPDAT.

Të dyja këto vendime të KED, kryesuar nga Ardian Dvorani, u hodhën poshtë nga opinioni i Komisionit të Venecias. Komisioni jo vetëm u shpreh se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë kaluar vetingun, por theksoi se renditja e kandidatëve nga ana e KED ishte e dyshimtë përsa kohë ajo vetë përbëhej nga anëtar të pavetuar.

Në qershor 2020, Këshillit i Lartë Gjyqësor vendosi për ndërprerjen e mandatit të Dvorani si gjyqëtar i Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht kundërshtive të Dvoranit, sipas Kushtetutës dhe ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përfundimi i mandatit si gjyqtar i Gjykatës së Lartë e largoi atë edhe nga anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Kryeministrit Edi Rama e përshendeti deklaratën e DASH ndaj Dvoranit, në një postim në Twitter. Ai e quajti atë inkurajim për reformën në drejtësi:

Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!”.

Gjithashtu Rama u shpreh se deklarat e DASH është përgjigjia më e mirë për kritikuesit e Dvoranit:

“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>