DASH këshillon qeverinë shqiptare: Ndiqni penalisht trafikantët dhe zyrtarët që bashkëpunojnë me ta

Nga Exit News
DASH këshillon qeverinë shqiptare: Ndiqni penalisht trafikantët dhe zyrtarët që bashkëpunojnë me ta

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin mbi trafikimin e qënieve njerëzore i ka këshilluar qverisë shqiptare “të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët – përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta.”

“Qeveria dënoi pesë trafikantë në vitet 2018 dhe 2019, numri më i ulët i dënimeve që nga viti 2014.” – thekson raporti.

Sipas DASH, qeveria e Shqipërisë nuk e arrin plotësisht minimumin e nevojshëm të standardeve që duhen për eleminimin e trafikimit, por po bën përpjekje për ta bërë këtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon gjithashtu ndryshimin e Kodit Penal shqiptar, për të hequr pjesën ku kërkohet “demonstrimi i forcës, mashtrimit apo shtrëngimit” për akuzat për trafikim seksual të të miturve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>