Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) në faqen e tij zyrtare ka lajmëruar qytetarët të mos udhëtojnë drejt Italisë, vetëm në raste të domosdoshme.
Duhet të rikonsideroni udhëtimin në Itali si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Nëse udhëtarët vendosin të shkojnë në Itali ata duhet të ndjekin rregullat e bëra publike nga Qendra e Shëndetit.
Në Itali është përhapur koronavirusi, por si dhe ku janë infektuar ende nuk dihet, dhe përhapja po vazhdon. Shumë raste janë infektuar për shkak të udhëtimit në zonat e prekura, ose sepse kanë rënë në kontakt me persona të infektuar.
Qendra amerikane e shëndetit (CDC) e ka cilësuar Italinë si vend me rrezikshmëri të lartë, dhe ka rekomanduar të udhëtohet drejt italisë vetëm në rastet e domosdoshme.