DASH përgëzon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Nga Exit News
DASH përgëzon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Departamenti i Shtetit ka përgëzuar njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Përmes një postimi në Twitter, DASH e konsideron vendosjen e marrëdhënieve diplomatike si “ditë historike” dhe  që ndihmon në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për të dyja vendet.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”

Të hënën, Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Kosova ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem dhe ambasadorja e parë e Kosovës do të jetë Ines Demiri.

I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si historike zyrtarizmin e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Bashkimi Europian kritikoi vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem.

Edhe Serbia është shprehur e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se një akt i tillë “nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin”.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>