“Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm drejt ndalimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020”. Ky është përfudimi i raportit të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për pastrimin e parave, për vitin 2020.
Gjetjet kryesore të DASH janë:
Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.
Vendi ka një ekonomi të madhe parash kesh dhe sektori informal, me flukse të konsiderueshme parash nga jashtë në formën e remitancave dhe investimeve të ndryshme.
Flukset kryesore të parave të pista në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.
Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut.
Shiqipëria ka konfiskuar rreth 40% të aseteve të trafikantit të madh të Ballkanit, Klement Balili.
Vazhdimi i reformës në drejtësi dhe krijimi i njësive speciale për hetimin e krimeve financiare dhe ekonomike.
Këto përpjekje vështirësohen nga kapacitetiet në institucionet e drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur minon shtetin ligjor.
Si pastrohet paratë e pista në Shqipëri:
Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitete të tjera të krimit të organizuar janë burimet kryesore të parave të pista.
Afërsia e Shqipërisë me Evropën Perëndimore dhe prania e grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrit pastrimin e parave në vend.
Investimet në pasuri të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të parave të pista në vend.
Boshllëqet ligjore në legjislacionin e lojrave të fatit ende lejojnë kazinotë në hotelet me pesë yje dhe resortet turistike.
SPAK dhe Policia pavarësisht përpjekjeve nuk arrij në të konfiskojnë në mënyrë përfundimtare asetet e vendosura nga aktivitete e paligjshme.
Shqipëria ka një treg të konsiderueshëm të tregtimit të mallrave kontrabandë, si pasojë e kontrolleve e dobëta të kufijve dhe doganave.
Gjykatat shpesh refuzojnë të dënojnë për pastrim parash, në mungesë të një dënimi për një vepër penale.
Çfarë duhet të përmirësojë Shqipëria në kuadrin ligjor:
Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese dhe policia dhe prokurorët duhet të vazhdojnë të luftojnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike.
Pavarësisht numrit të lartë të hetimeve për pastrim parash në vitet e kaluara, numri i të hetuarve dhe dënuarve është I ulët.
Në vitin 2020, 131 hetime të reja të pastrimit të parave u hapën nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm; prej tyre 23 të pandehur u gjykuan në gjykatë, nga të cilët tre u dënuan.
Prokuroria hetoi 375 krime të pastrimit të parave dhe 2,891 raste të krimeve financiare në vitin 2020, duke sekuestruar mbi 15 milion dollarë asete në para dhe prona të paluajtshme.
Shqipëria ka konfiskuar 40% të aseteve të Klement Balilit dhe Ylli Ndroqit përfshirë edhe televizionin Ora Neës, i cili ka lidhje të forta politike në Shqipëri, dhe dyshohet për trafik të lëndëve narkotike në Turqi dhe në Itali.