
Raporteri për Shqipërinë në grupimin e Partive Popullore Europiane, David Lega ka akuzuar qeverinë se po përdor mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të përfituar aty ku i jepet mundësia.
Në një intervistë për gazetën Panorama online, David Lega tha se PPE po pret të shohë adresimin e shqetësimeve të ngritura nga opinioni i Komisionit të Venecias për paketën antishpifje.
Lega kujton se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë është një nga kushtet që duhen përmbushur përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.