David Lega kërkon ndryshimin e njoftimit për rezolutën: Negociatat pasi të jenë përmbushur kriteret

Nga Exit News
David Lega kërkon ndryshimin e njoftimit për rezolutën: Negociatat pasi të jenë përmbushur kriteret

Raporteri për Shqipërinë në PPE, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.

Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, si shtesa “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës së parë ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i BE. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhurnohet, me kërkesën time.”

Reagimi i Legës erdhi pas publikimit të njoftimit në faqen e PE-së. Në dallim nga rezoluta e miratuar një ditë më parë, njoftimi kishte hequr kushtëzimin për përmbushjen e kushtetve nga KE.

Kjo u pasqyrua në mediat shqiptare si kërkesë për nisjen e menjëhershme të negociatave  pasi Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Për të lexuar për rezolutën, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>