Raporteri për Shqipërinë në grupimin e Partive Popullore Europiane, David Lega i bëri thirrje parlamentit dhe kryeministrit Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një postim në Tëitter, Lega shkruan:
“Bie dakort me Komisionerin Varhelyi. Parlamenti shqiptar dhe kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, kjo do të ishte një qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”
Më herët Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi i këshilloi parlamentit shqiptar të presë mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të rimiratojë ndryshimet e Kodit të ri Zgjedhor.
Në përgjigje të kësaj deklarate, kryeministri Rama deklaroi se parlamenti do të rimiratojë në Kuvend ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor, pa pritur mendimin e Komisionit të Venecias.