David Phillips i përgjigjet Ramës: Afrimiteti me Turqinë i bën keq Shqipërisë

David Phillips i përgjigjet Ramës: Afrimiteti me Turqinë i bën keq Shqipërisë

David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në SHBA, deklaroi se ndryshe nga sa pretendon Kryeministri Rama, afrimi me Turqinë, është pengesë për rrugën evropiane të Shqipërisë.

David Phillips, njëkohësisht dhe drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, ngriti shqetësimin se prezenca e lartë turke në Shqipëri është shqetësuese. Në përgjigje të zotit Phillips, Kreyministri Rama deklaroi se“marrëdhënia me Turqinë nuk përbën asnjë kërcënim për Shqipërinë”.

Për të sqaruar dhe njëherë rrezikun turk në Shqipëri, në një ë një intervistë telefonike për gazetaren Ilva Tare, David Phillips deklaroi:

 – Shqipëria nuk  duhet të mbajë një shoqëri të afërt me Turqinë pasi e çon Shqipërinë më larg BE-së.

 – Parlamenti Evropian ka votuar për të pezulluar procesin e anëtarësimit dhe Juncker ka deklaruar se Turqia  nuk do të anëtarësohet së shpejti.

 – Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë diçka që e duan BE dhe SHBA.

 – Do të doja të dija se nga vinë paratë [për investimet turke në Shqipëri], ka shumë akuza për asete publike përfshirë Telekomin dhe projekte teknologjike të tjera dhe sigurisht është një situatë e sikletshme për të ndërtuar një aeroport në Vlorë.  Këto asete të mëdha infrastrukturore dhe të telekomunikacionit janë të konsiderueshme dhe ndoshta mund të jenë praktika korruptive dhe duhet një monitorim më i madh.

 – Turqi ka qenë përgjegjëse për krime shumë të mëdha. Dua të shoh që Shqipëria të ruajë sovranitetin e saj, të bëhet me e hapur dhe një aleat më i besueshëm në NATO.

 – Zoti Rama nuk duhet t’i bashkohet të tilla frymave ndërkombëtare. Shqipëria duhet të mbetet një vend sovran dhe sa më shumë ta zhvillojë këtë marrëdhënie me Turqinë aq më shumë dëmtohet kjo gjë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>