Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli pas takimit me kryeministrin Edi Rama vlerësoi se “Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Europian.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Sassoli tha se PE mbështet caktimin e datës për konferencën e parë ndërqeveritare.
Takimin me kryeministrin Rama e cilësoi si të “shkëlqyer” teksa shtoi se “BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër Covid-19”.
Të hënën u mbajt takimi i 11-të i Këshillit të Stabilizim Asociimit.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell pas përfundimit të takimit, mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Borrell vlerësoi “progresin e bërë me reformat” dhe inkurajoi vazhdimin e tyre si “mundësi e vetme drejt procesit të integrimit”.
Në konferencën e përbashkët, kryeministri Rama shprehu “zhgënjimin e njerëzve për mungesën e ndihmës na BE në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”.
Për integrimit ai tha se “Shqipëria ka bërë çdo gjë për të hapur konferencën ndërqeveritare dhe reformat nuk janë bërë sepse i ka kërkuar BE, por sepse janë detyrim ndaj qytetareve e fëmijëve tanë”.
Ndërsa Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh se është punuar që për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të ketë garanci.