Debati i ardhshëm presidencial në SHBA do të bëhet virtualisht, Trump nuk e pranon

Nga Exit News
Debati i ardhshëm presidencial në SHBA do të bëhet virtualisht, Trump nuk e pranon

Debate i dytë presidencial në SHBA, mes presidentit Trump dhe kandidatit për president Biden do të zhvillohet virtualisht. Kjo për shkak të infektimit me koronavirus të Trump. Vendimi u morr nga Komiteti i Debateve Presidenciale.

Trump dhe Biden do të jenë në vende të ndryshme, ndërsa votuesit dhe moderatori do t’i drejtojnë pyetje. Por në një deklaratë për Fox News, Trump u shpreh se nuk do që debati të bëhet virtualisht, duke nxjerr si justifikim se moderatori do ta kishte të vështirë t’i ndërpriste fjalën.

Komisioni i debatit nuk u shpreh pas deklaratës së Trump.

Debati i parë presidencial u shoqërua me ofendime të forta personale mes Trump dhe Biden.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>