Debati presidencial në Francë, Macron mund Le Pen

Debati presidencial në Francë, Macron mund Le Pen

Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, dy kandidatët për President të Francës, u përballën dje në debat televiziv. Katër ditë përpara votimit, kandidatët folën për idetë e tyre për ekonominë, Bashkimin Evropian, emigrimin dhe terrorizmin.

Macron dhe Le Pen, njësoj si gjatë gjithë fushtës, mbajtën qëndrime të kundërta për temat.

Kandidatja e ekstremit të djathtë Le Pen tha se nëse fiton, do të zhvillojë direkt një referendum për daljen e Francës nga BE. Ndërsa Macron, kandidat i qendrës, megjithëse rezervat për ecurinë e BE-së, tha se e ardhmja e Francës është brenda Evropës.

Tjetër përplasje mes kandidatëve ishte ekonomia, e veçanërisht propozimi i Le Pen për të rikthyer në Francë monedhën vendase. Ajo e quajti euron “monedhën e bankierëve e jo të qytetarëve”. Idenë e Le Pen, Macron e quajti absurde dhe shpjegoi se përse ndikimi në ekonomi i një veprimi të tillë do të ishte negativ. Po ashtu, vetë qytetarët francezë në sondazhe janë shprehur pro euros.

Tjetër përplasje mes palëve ishte lufta ndaj terrorizmit. Le Pen akuzoi Macron se nuk ka asnjë plan për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur qytetarët francezë. Ajo tentoi disa herë të përdorë frikën e qytetarëve nga sulme të mundshme terroriste për të fituar vota.

Gjatë gjithë debatit, Le Pen e sulmoi ashpër kundërshtarin Macron, por opinioninstët u shprehën se akuzat e Le Pen në shumicën e rasteve ishin të pabaza dhe personale. Nga ana tjetër, media vlerësoi përgatitjen serioze për të gjitha çështjet e diskutuara të kandidatit Macron.

Qytetarët po ashtu, në një sondazh të drejtëpërdrejtë, votuan Emmanuel Macron me 63 për qind të votave si fitues të debatit.

Kandidati i qendrës udhëheq me diferencë të madhe dhe sondazhet e përgjithshme për fitimin e presidendës.

Votimi për President do të zhvillohet më 7 maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>