Dëbimi i shtetasve turq: Prokuroria Speciale në Kosovë nge akuzë ndaj zyrtarëve të përfshirë

Dëbimi i shtetasve turq: Prokuroria Speciale në Kosovë nge akuzë ndaj zyrtarëve të përfshirë

Prokuroria Speciale në Kosovë ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ndaj të pandehurit Rr.S. për “privim të kundërligjshëm të lirisë”.

Sipas portalit Betimi për Drejtësi të pandehurit janë Driton Gashi, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Valon Krasniqi, drejtor në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe Rrahman Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare në Kosovë.

Driton Gashi ishte shkarkuar nga detyra e shefit të AKI-së në prill të vitit 2018, nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars të po atij viti.

Driton Gashi ka qenë së fundmi pjesë e kabinetit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>